Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet trupi i pajetë i një të moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Xheladin Kurbaliu’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është një burrë i moshës së shtyrë.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë është i një mashkulli në moshë të shtyer”, tha Borovci.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një person në Gjilan, dyshohet se është mërgimtari i zhdukur para një muaji