Mitrovicasi Ibrahim Gashi jep shembullin e mirë: E mbush me libra biblotekën në shesh

Para pak kohe në sheshin e Mitrovicës ishte vendosur një biblotekë e emërtuar “Melihate Deva”.
Kjo ishte bërë me mendimin që qytetarët të marrin libra dhe pasi t’i lexojnë t’i rikthejnë sërish në raftet e biblotekës, shkruan Jepi zë.
Por pas pak kohe, ajo mbeti e zbrazët pasi librat vetëm po tërhiqen dhe nuk po kthehen më në biblotekë, duke i dhënë edhe një pamje jo të mirë.
Sot gjatë ditës mitrovicasi Ibrahim Gashi ka bërë një veprim shembull për të tjerët duke e furnizuar me shunë tituj të librave.
Ai shihet ta ketë mbushur një pako me dhjetëra libra nga biblotekane tij personale, me shpresë që pas leximit të rikthehen sërish nëpër rafte.
Lexo edhe:  Aksidenti në Gjakovë: Shoferi tejkaloi dhe goditi veturën tjetër në përball kalim, thyen këmbën