Vdes avokati kosovar

Oda e Avokatëve të Kosovës njofton se humbi anëtarin e saj, avokatin Hamit Gashi.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 10.07.2023 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Dobërdol, Komuna e Podujevës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij

“Avokati Hamit, u lind me 07.08.1949, në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1975. Avokati Hamit, ushtroi profesionin e avokatit, që nga viti 2001 me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e OAK.

Lexo edhe:  I vrari dhe i arratisuri për grabitjen në Suharekë janë djemtë e ish-komandantit të UÇK-së