Drenicasi 24-vjeçari kërcënoi nënën me thikë në Skënderaj, gjykata merr këtë vendim

Dje u raportua për një rast të frikshëm që ka ndodhur në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij me thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Mësohet nga sinjali se brenda afatit ligjor, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj F.X. [emër i njohur për redaksinë, por që identiteti i tij nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së privatësisë së viktimës].

24-vjeçari gjatë ditës së sotme ka dalë para Gjykatës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh

Lexo edhe:  E rëndë në Malishevë: 26-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital