Dërgohet në paraburgim 24-vjeçari që kërcënoi nënën me thikë në Skenderaj

Më parë u raportua për një rast të frikshëm që ka ndodhur në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se brenda afatit ligjor, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj F.X. [emër i njohur për redaksinë, por që identiteti i tij nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së privatësisë së viktimës].

24-vjeçari gjatë ditës së sotme ka dalë para Gjykatës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lexo edhe:  I riu nga Shtimja që u gjet dy ditë pasi u zhduk dyshohet se kishte konsumuar domestos, Policia nis hetimet