Një grup mërgimtarësh vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Një grup mërgimtarësh sot kanë vizituar ish krerët e UÇK-së, të cilët janë në paraburgim në Hagë të Holandës.
Pas takimit, mërgimtarët të cilët i vizituan theksuan se ata janë shumë të fortë si dhe besojnë në pafajësinë e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Po takuam thuajse të gjithë. Si çdoherë ata janë shumë të fortë dhe ndihen mirë me shëndet”, u shpreh Gubetini.
Ndër mërgimtarët të cilët vizituan sot ish-krerët e UÇK-së si dhe Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj janë Shqiptar Gubetini, Fehmi Gucati, Gazmir Rasaj dhe Arben Konjuhaj.