Dikush ia vë flakën një ekskavatori në Jezerc të Ferizajt

Një ekskavatori i cili ndodhej në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt, mbrëmë i është vënë flaka nga persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i tij ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, duke bërë me dije se vlera e mjetit është rreth 25 mijë euro dhe si pasojë e zjarrit i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Aty është gjetur një bidon i plastikës në të cilin kishte një sasi të lëndës djegës, me të cilën dyshohet se iu vu zjarri mjetit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  24-vjeçari në Mitrovicë kapet nga Policia me pistoletë në veturë, arrestohet menjëherë