Itali: Shqiptari kapet me drogë në vlerë prej 700 mijë eurosh

700 mijë euro është vlera e drogës që iu zu shqiptarit në Itali.

Ai u arrestua së bashku me një italian 56-vjeçar.

Sipas mediave italiane sasia e drogës llogaritet të jetë 65 kilogramë.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Bolonjas.

Policia u aktivizua pasi një raportimit të banorëve, të cilët kishin vërejtur lëvizje të dyshimta brenda një apartamenti.

Agjentët fillimisht e përgjuan italianin, i cili doli nga ai apartament duke ngarkuar dy thasë në makinë.

56-vjeçari në Guelfa takoi shqiptarin në një parking, e ky i fundit u fut në veturë dhe u larguan së bashku me italianin.

E pak minuta më vonë në Via Galliera, policia e ndaloi veturën për kontroll, duke gjetur rreth 58 kilogramë hashash.

Autoritetet më pas kontrolluan banesën në via Misa, që i takon 56-vjeçarit.

Policia aty gjeti 3.5 kilogramë marihuanë dhe tre kilogramë hashash, të fshehur në tavan.

Italianit po ashtu iu gjet edhe 150 gramë kokainë dhe rreth 1 mijë e 200 euro para cash.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u godit për vdekje nga një veturë në Magure të Lipjanit