Pacienti i Entit Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Entin Special në Shtime, ku një pacient dyshohet se ka vdekur dhe ende s’dihen shkaktarët.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar në këtë qendër, ku i ndjeri ishte dërguar pa shenja jete.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 58-vjeçar.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, prandaj me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Hetim mbi vdekjen’.