Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret përmirësim substancial i motit. Priten vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell.

Vranësirat do të vijnë duke u zvogëluar orëve të pasdites. Stabilizimi i atmosferës vjen edhe me rritje të temperaturave e cila ajo maksimale pritet të arrijë deri në 29 ose 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u zvogëluar. Temperaturat shënojnë rritje në tërë rajonin.

Të martën edhe më ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vonë në disa vise të Kosovës kryesisht kodrinore-malore, vise kodrinore-malore të Shqipërisë veri të Malit të Zi dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut priten zhvillime të vranësirave konvektive që mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Këto rrebeshe mund të jenë mjaft intensive në Mal të Zi.

Të mërkurën edhe pse mot i ngrohtë na pret po ashtu mot mjaft jo stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebeshe të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe breshër. Bregdeti kryesisht me diell dhe stabil./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  I riu shqiptar vritet brutalisht nga një grup arabësh në Suedi, familja kërkon ndihmë për të sjellë trupin në vendlindje