Goditet nga vetura një këmbësore në Vushtrri

Një këmbësore është goditur nga vetura në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh

Lexo edhe:  E dhimbshme për familjen Mulliqi, ky është 68-vjeçari që u gjet i varur në shtëpinë e tij