Dëshpërohet kosovari: Pagoi ofertën “All inclusive” në Pinea Hotel por detyrohet ta paguajë edhe ujin
Ofertat kur paguan të gjitha të njihura si “All includive” janë duke u bërë më të pëlqyshme nga qytetarët, dhe po aplikohen shumë.
Shunë kosovarë që zgjedhin t’i kalojnë pushimet veriore zgjedhin këtë ofertë me qëllim që t’i kenë të gjitha, shkruan Jepi zë
Një qytetar nga Kosova që ka vendosur t’i kalojë pushimet në Golem ka zgjedhur këtë ofertë, mirëpo është befasur nga stafi i “Pina Hotel”, pasi të njejtit e kanë detyruar të pagujë një shishe ujë të pijes.
I nervozuar ky qytetar ka bërë edhe një video duke kritikuar hotelin, pasi i njejti ka paguar ofertën “All inclusive” ndërsa tani po detyrohet të pagujë edhe ujin, shkruan jepi zë. Ai ka treguar se hoteli shërben në atë ofertë ujin në gotë.
Ndryshe “Pinea Hotel” është investim nga një biznesmen kosovar që ka vendosur të hap këtë biznes turistik në Golem të Shqipërisë./ Jepi zë