Ky është mbikëqyrësi i burgut të Dubravës i arrestuar sot për ryshfet, mori rreth 2 mijë euro

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna mbikëqyrësin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Shefqet Gashi.

Gashi, gjatë kryerjes së detyrës si mbikëqyrës, ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Vendimi për largim nga puna është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Lexo edhe:  Nuk do të mund të fitojë çmimin e plotë të BBVA, por Gjestit pritet ti dyfishohet ky çmim nga fansat