Lista Serbe reagon: Kurti hyri në veri fshehtas si hajdut
Lista Serbe ka reaguar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri të Mitrovicës, duke thënë se Kurti në veri hyri si hajdut i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur.
Sipas tyre, Kurti ka dërguar dhjetëra njësi të tjera të armatosura parapolicie për të cilat thonë se janë “ilegalisht të pranishme në veri”.
“Si druvar, apo hajdut kur fillon të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur, Albin Kurti erdhi në skajet e veriut të Kosovës dhe M., më saktësisht në skajin e Mitrovicës së Kosovës për t’ia treguar në kryendërmjetësit të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi të Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borell, si duket de-përshkallëzimi në terren”, thuhet në njoftim.
“Disa do të thoshin një shuplakë të fortë për komunitetin ndërkombëtar, dhe një tjetër kërcënim për serbët në Kosovë e Metohi, dhe çfarë do të thotë bashkësia ndërkombëtare do të shohim. Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim? Cili ishte qëllimi i vizitës së sotme të Albin Kurtit në një vendbanim të përzier në të cilin për një kohë të gjatë nuk ka pasur incidente mes serbëve dhe shqiptarëve, përveç që Kurti mendon se është i madh dhe i fortë, natyrisht kur është në shoqëri e dhjetëra personave të armatosur që as nuk e dinë arsyen e këtij ekskursioni, që sigurisht është një dëshmi e ideologjisë pushtuese të Kurtit”, thuhet në njoftim.