Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Kurbanit, Tërnava thërret për qetësi në veri

Besimtarët myslimanë në gjithë botën festojnë sot Bajramin e Kurbanit. Në Kosovë, manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në kryeqytet.

Namazi i Kurban Bajramit u fal në orën 5:38, nën prirjen e kryeimamait të Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë dhe gjetkë, duke përmendur dhunën në familje, siç u shpreh ai, celula e shoqërisë, pastaj përdorimi i alkoolit, përfitimi pandershëm, etj.

Myftiu Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij edhe për shtimin e dhunës në familje si dhe për rritjen e numrit të divorceve e rënien e lindjeve.

Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, duke kërkuar shtensionim të situatës. Ai ka kërkuar që Qeveria e institucionet ndërkombëtare të punojnë në këtë drejtim.

“Të nderuar vellezer dhe motra kjo festë është edhe shoqërore ndaj përkushtimi për shoqërinë është obligim i fesë islame ashtuqë askush të mos ndihet i privuar nga të mirat materiale, prandaj të qëndrojmë të solidarizuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin”.

“Veprat e këqija janë ato që e cënojnë fenë islame, dhuna e çdo lloji, tradhëtia bashkëshortore, bixhozi, alkooli, të gjitha këto janë pothuajse të njëjta”.

Edhe qytetarët patën me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Me rastin e ditës së parë të Kurban Bajramit, Kryesia e BIK-ut, tash e çdo vit organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora nëntë.

Lexo edhe:  Kurti apel të rinjve: Në këtë vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh