FFK-ja i largon nga puna krejt punëtorët e stadiumit, dyshime për zverdhje të qëllimshme të barit në lojën me Rumaninë

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka mbetur pa punëtorë, pasi dyshohet se 9-10 mbikëqyrësve të stadiumit të kryeqytetit, Federata e Futbollit të Kosovës ua ka dhënë vendimin e largimit nga puna.

“Express” nga burimet e tij mëson se zverdhja e ngjyrës së barit para lojës me Rumaninë, e dyshuar nga FFK-ja si e qëllimshme dhe me tendencë, ka bërë që të largohet nga puna stafi i mirëmbajtjes së stadiumit.

Ky staf profesional kishte përvojë goxha të madhe dhe ka qenë i trajnuar për mirëmbajtje të stadiumit nga UEFA, por që duket se kjo nuk ka mjaftuar dhe afro 10 persona kanë mbetur pa punë nga ky muaj.

Gjendja e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” është kritikuar nga shumëkush, ndërsa rumunët e kanë përqeshur atë, duke u befasuar se si në shekullin XXI në gara aq të rëndësishme dhe me peshë, ka ende fusha të tilla.

Lexo edhe:  “Kurrgjë pak na ka bë Serbia, çka i kemi bë ne vetes, me punu vendin tënd sikur atje që punojmë, e kishim bo Zvicër Kosovën”