Sveçla publikon pamje të sulmit me granatë dore ndaj objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje pas momentit të sulmit me granatë dore të objektit komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut natën e së hënës.

Sveçla, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se Serbia mban përgjegjësi për sjellje armiqësore, teksa ka kërkuar që të ndalen sulmet, shkruan Gazeta Insajderi.

“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë janë shkaktuar dëme materiale në dy vetura zyrtare, por që nuk ka pasur lëndime.

Video

“Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç ‘rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, u tha në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë - kërkohet për një vepër të rëndë