Ky është i dyshuari për vrasjen dy vëllezërve
Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur.
Motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.
Burimet e sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gjon Gjokaj.
Vdekjen e vëllezërve Islamaj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur në plotni rrethanat e rastit.