Pacolli hap “GoFundMe”, fton të gjithë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka ftuar të gjithë që të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja, e cila humbi dy anëtarë si pasojë e vërshimeve.

Pacolli ka hapur “GoFundMe”, duke i ftuar politikanët dhe biznesmenët të ndihmojnë.

“Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, tha Pacolli.

Gjatë së shtunës reshjet e shiut shkaktuan dëme të mëdha.

Si pasojë e vërshimeve vdiq një grua dhe djali i saj pesëvjeçar

Lexo edhe:  Fjolla Morina e lumtur me të dashurin e ri, thotë se e mban në “ajër”