E dhimbshme: Nënë e bir që humbën jetën nga vërshimet, varrosen nesër

Si pasojë e vërshimeve një nënë bashkë me djalin e saj 5-vjeç kanë vdekur në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë.

Vdekjen e 5-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nëna e tij u gjet nga njësitet policore rreth orёs 01:20, pasi fillimisht u raportua e zhdukur, gjithashtu vdekjen e gruas e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Mësohet se viktimat janë Mirsada Ademaj dhe i biri i saj, Dion Ademaj.

Gjithashtu edhe nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy persona kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё Spiatlin rajonal nё Pejё, njofton policia.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është shprehur i tronditur për humbjen e dy jetëve (nënë e bir), në Pejë, si pasojë e vërshimeve.

Muhaxheri ka deklaruar se ekipet ndodhen në terren të cilat po vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.

Lexo edhe:  Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nisen për Francë, kryeministri pritet të takohet edhe me Vuçiqin