“Kam luftuar shumë për atë vajzë”, Luizi flet për xhelozinë e Kiarës pas daljes
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë padyshim çifti i këtij viti.
Dyshja simpatike janë në vëmendjen e publikut me historinë që e nisën në sy të shikuesve për ta vazhduar të lumtur jashtë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi Luizi ka folur për xhelozin e Kiarës duke thënë se ai ndonëse e ngacmon, ajo e ka kuptuar natyrën e tij dhe nuk bëhet xheloze edhe pse pas daljes ka kontate të shumta me vajza në mbrëmje e koncerte.
“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kokë”. Ky është si mesazh i koduar (qesh). Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje”, ka thënë Luizi.