Kjo raportohet të jetë arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinë

E plotësuar – Masakra në Mal të Zi, vrasësi vrau të gjithë familjen për shkak të vonesës së qirasë

Mediat malazeze, duke iu referuar një burimi të afërt me tragjedinë, shkruan se sherri në familje ka ndodhur pas një vonese të pretenduar në pagesën e qirasë.

Familja që jetonte në një banesë me Vuk Boriloviçin, njeriun që vrau të paktën 10 persona sot, dyshohet se ishte vonuar në pagesën e qirasë.

Sipas burimit, Boriloviq i ka bërë presion gruas që ka qenë qiramarrëse, e më pas ajo është ankuar te bashkëshorti i saj i cili ishte rrugës.

Burri ka telefonuar një shokun e tij, i cili ka shkuar te Boriloviq dhe aty ka nisur debati. Boriloviqi më pas vrau fillimisht një mik të familjes që jetonte me të, dhe më pas të tjerët.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht, Boriloviq dyshohet se është trajtuar në një institucion psikiatrik nga i cili është liruar së fundmi.

Masakra në Mal të Zi, vrasësi vrau të gjithë familjen për shkak të vonesës së qirasë

________________

Sot Mali i Zi dhe i gjithë rajoni është tronditur nga një vrasje në Cetinë.

Informatat e para tregojnë se një 34-vjeçar ka hapur zjarr dhe ka vrarë disa persona, duke përfshirë edhe policë, para se këta të fundit ta eliminojnë dorasin.

Tragjedia raportohet se filloi nga një konflikt në familje, ndërsa vrasësi, i identifikuar si 34-vjeçar doli në rrugë dhe qëlloi këdo që i doli përpara, duke mos kursyer as fëmijët.

Lexo edhe:  Ditë e rëndë për familjen Hylaj nga Dukagjini, aksidentohet një familje në Bjeshkët e Strellcit – vdes nëna e shoferit