Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë Policinë
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një aksion kundër drogës në lagjen Tusuz të Prizrenit me qëllim parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale.
Nga ky aksion është arrestuar një 24 vjeçar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Liridon Krasniqin i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Megjithatë, i dyshuar i vetëm për këtë rast del të mos jetë vetëm Liridoni por edhe Ymridin Krasniqi i cili gjendet në arrati.
Për gjetjen e tij, Policia ka bërë një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët pasi Ymridin dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.