Ky është i arrestuari për vjedhjen e 200 mijë € në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Pas një muaji hetime, Policia ka arritur që të identifikojë edhe një person që dyshohet të jetë i përfshirë në vjedhjen e rëndë në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarit janë sekustruar edhe disa dëshmi që provojnë përfshirjen e të dyshuarve.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Urim Thaçin, 38-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e Policisë gjatë një aksioni të zhvilluar për prangosjen e tij.

Policia ka bastisur shtëpinë e Urimit ku kanë sekuestruar dy vetura si dhe nje sasi të konsiderueshme të parave që dyshohet se janë nga vjedhja në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.

Ndaj tij është urdhëruar masa e ndalimit policor dhe së shpejti pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake për të vendosur lidhur me masën e sigurimit të prezencës së tij.

Sinjali mëson se prokuroria do insistoj që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit.

38-vjeçari dhe i dyshuari tjetër, Xhevat Thaçi, që u arrestua më 9 qershor, po dyshohen për vjedhjen e  200 mijë eurove, para të gatshme, të cilat ndodheshin brenda dy kasafortave.

Lexo edhe:  Kiara jashtë punon eskortë”, Olta tronditë me deklaratën, ky është reagimi i Luizit