Medikamentet që u kapën dje në autobusin e linjës Prishtinë – Tiranë janë fillerë që përdoren nga klinikat estetike në Kosovë

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës të mërkurën mbrëma kanë kryer një operacion në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, ku kanë ndalur një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë, nën dyshimet për bartjen e mallrave të padeklaruara.

“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako dhe xhama me dioptri të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës.

Shitja e fillerave dermalë REVOLAX që përdoren për injektim në buzë dhe fytyrë, nuk është e lejuar në Evropë, pasi që nuk e ka cilësinë dhe sigurinë e duhur për vënien në treg.

Doktorët e kësaj fushe paralajmërojnë se nëse rastet e tilla vazhdojnë edhe më tutje, do të kemi shfaqje të alergjive, komplikimeve e deri te kanceri i lëkurës, për shkak të përdorimit të produkteve false, të paautorizuara dhe të paverifikuara.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditëve tjera