Superlajm: Mblidhen mbi 127 mijë euro për shërimin e minatorit Petrit Bajrami
Familja e minatorit të Trepçës ka njoftuar se janë mbeldhur shuma e nevojshme për shërimin Petrit Bajrami.
Përmes një njoftimi ata kanë falenderuar të gjithë për ndihmën, shmruan Jepi zë.
Poatimi i plotë:
Njoftim për opinionin e gjerë.
Nga: Familja dhe Minatorët e Trepçës.
Me rastin e iniciativës humanitare për ta ndihmuar Petrit Bajramin, ju njoftojmë se janë grumbulluar të gjitha mjetet e nevojshme për shërimin e tij, shuma e mbledhur është 127, 650.05 Euro.
I falenderojm tejmase të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe Kosovës, shqiptarët në diasporë dhe në tërë botën të cilët u solidarizuan duke e ndihmuar Petritin.
Falenderim i veqant për mbështetjen e madhe që na ofroi Edita Doli nga Radar, Lindrit Misini me djemt e Mitrovicës dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë.
Lusim zotin që sa më parë të shërohet Petriti dhe të jetë prezent në gjirin familjarë dhe në mesin e kolegtivit të minjerës dhe qytetarëve shumë të dashtun të Mitrovicës, diasporës dhe Kosovës.
Faleminderit popull i dashtun, zoti ju shpërbleftë gjithmonë juve dhe familjen tuaj.