Tentim vrasja në diskotekën ‘Lit’: Këta janë tre të dyshuarit që plagosën 37-vjeçarin, ende në arrati

Mbrëmë u raportua për incidentin me armë që ka ndodhur në diskotekën ‘Lit’ në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur.

Të dyshuarit kanë arritur që të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke ikur kështu nga duart  e Policisë. Por ata janë identifikuar dhe tashmë janë në kërkim policor.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se dy të dyshuarit janë

Alban Fazliu 25-vjeçar
Halim Fazliu 28-vjeçar
Mentor Xhakolli 27-vjeçar

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në tri lokacione në rajonin e Podujevës, mirëpo ata nuk janë hasur ende.

Në anën tjetër, viktima që është një 37-vjeçar, ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si shkak i gjendjes në të cilën ndodhej pas plagosjes me armë zjarri.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa të ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Lexo edhe:  Skenderaj: Arrestohet një femër për armëmbajtje pa leje