“Eskalojnë” çmimet në Kosovë – Vaji shkon afër 3 euro litra, vezët 4.23 euro kompleti

Ngritja e çmimeve në Kosovë nuk ka të ndalur, sidomos tek produktet bazë.

Sipas çmimores së Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK), ngritje e çmimeve është vërejtur sidomos tek vezët dhe vaji.

Një litër vaj ushqimor luledielli ka arritur në 2.93 euro, prej 2,89 euro sa ka qenë javën e kaluar.

Ndërsa, kompleti i vezëve sot ka arritur në një çmim prej 4,26 euro, derisa javën e kaluar ka qenë 4,09 euro.

Qeveria e Kosovës tashmë e ka nxjerrë një rezolutë për të ‘rregulluar’ rritjen e çmimeve tek produktet bazë, mirëpo e njëjta ende nuk ka dhënë rezultate konkrete.

Lexo edhe:  Vdekja e dyshimtë e gruas në Dragash, 67-vjeçarja ishte viktimë e dhunës nga kunata dhe nipi