Kjo është 56 vjeçarja që u gjet e vdekur tek Liqeni Akumulues, la pas 4 vajza
Një person sot është gjetur pa shenja jetë në Liqenin Akumulues të Mitrovicës.
Sipas njoftimit të Policisë, personi i takon gjinisë femërore dhe moshës 56 vjeçare, shkruan Jepi zë.
Lajmin për vdekjen e gruas e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Vdekje e dyshimtë
Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar infornatën, se në zonen e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femer rreth 56 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dergohet në IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti për Jepi zë.
Sipas raportimeve e vdekura është Ajshe Nebihu Prekazi.
E ndjera ishte nënë e katër vajzave, gjersa burri i ka ndërruar jetë kohë më parë.