Bie nga platoja ku punonte, ndodhet në gjendje kome punëtori nga Gjilani
Një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga platoja e objektit, ku edhe ka pësuar lëndime trupore, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim ku ndodhet në gjendje kome.
Me rastin po merret policia dhe prokurori i rastit derisa vepra është cilësuar si “Heqje, dëmtim apo asgjësim i pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Gjilan 21.06.2023 – 10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt kishte rënë nga platoja dhe si pasojë kishte pësuar lëndime. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.