Lajmi i fundit: Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Një person sot është gjetur pa shenja jetë në Liqenin Akumulues të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i takon gjinisë femërore dhe moshës 56 vjeçare, shkruan Jepi zë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës, ekipet mjekësore të emergjencës dhe zjarrfikésit të cilét kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë.

Lajmin për vdekjen e gruas e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Vdekje e dyshimtë
Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar infornatën, se në zonen e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femer rreth 56 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dergohet në IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti për Jepi zë.

Lexo edhe:  Kusari-Lila: Greva u ndërpre por duhet punë e angazhim për t’a sjellë ndërmarrjen ”Trepça”aty ku e meriton