Mërgimtari nga Zvicra voziti 126km/h në zonën 50, Policia e Kosovës ia merr patentën
Një mërgimtar nga Zvicra ka vozitur 126km/h në zonën 50, dje në Gjilan.
Policia e Kosovës ka marrë menjëherë masa, duke ia marrur patentën, shkruan Jepi zë.
Veç kësaj, ngasësi është dënuar me 300 euro gjobë.
Raporti policor:
Tejkalojnë shpejtësinë, drejtuesit i merret patentë shoferi
Gjilan, 19 Qershor 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik , kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tijë, ku ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 126 km/h.
Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë