Gazetari që u rrah nga serbët: Po të mos ishte Njësia Speciale nuk do isha gjallë, unë i besoj Policisë e jo KFOR-it

Gazetari kosovar që u sulmua dje në Leposaviq, Pleurat Salihu, ka thënë se po të mos ishte Njësia Speciale e Policisë, nuk do ishte gjallë.

Kjo pasi, sipas tij, ka qenë vetëm Policia që i ka ndihmuar ndërsa KFOR-i jo, shkruan “Jepi zë”.

Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të mbrojë gazetarët përmes Njësisë Speciale pasi, siç thotë ai, nuk dëshiron të jetë në duart e KFOR-it.

Statusi i plotë:

Kjo plagë u shkaktua nga serbët e kriminalizuar me urdhër të ish-kryetarit të Leposaviqit dhe ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiç, me fjalë (udri na medie) shqip (mëshon në media) dhe miratimin e KFOR-it hungarez. Po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot, do të ishim të vdekur (faleminderit Zotit një dhe Njësisë Speciale) Qeveria e as ministri për mua nuk kanë faj, por kêrkoj nga kryeministri Albin Kurti të mos na lë ma në dorë të KFOR-it, por të na e sigurojë një grup të njësisë Speciale që të jemi të sigurtë gjatë raportimit, unë vetëm Policisë tonë ju besoj dhe nëse arrihet kjo nga kryeministri. Jam i gatshëm qysh nesër të shkojë.

Lexo edhe:  Kurti: Po përgatiteshim që dy vite për “Defender Europe”, është fatkeqësi që na përjashtuan