“Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm” – Mesazhi i “Dardanëve” për futbollistët e Kosovës

Para vetëm pak çastesh më parë ka startuar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

Kosova dhe Rumania po përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e Grupit I, shkruan lajmi.net.

Përpara fillimit të ndeshjes, tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh gjigant në tribunën veriore.

“Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm” – thuhet në mesazhin e tifozerisë kosovare.

Lexo edhe:  Tollovi në FSK, stafi i ‘Beni Dona’-s po përgatisin ushqim bashkë me kuzhinierët e ‘huazuar’ nga Meza e Studentëve