Rama: Policët e rrëmbyer duhet të kthehen sa më parë në shtëpi

Rama thotë se siç duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

Sipas tij, pavarësisht pretendimeve të ndryshme, duhet që ata të kthehen sa më parë në shtëpi. Dhe për këtë shprehet se që prej dje qeveria shqiptare është fokusuar tek lirimi i tyre.

“1.Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre”, shkroi Rama në Twitter.

Sipas kreut të qeverisë, nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe serbit të arrestuar në Mitrovicën e Veriut disa ditë më parë. Prandaj sipas tij, shtensionimi i situatës është prioritet i momentit.

“4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, tha Rama.

Lexo edhe:  Lajmi i trishtë për familjen Ahmeti nga Drenasi, u vdes familjarja në moshë të hershme