Lirohen tre të arrestuarit nga policia serbe në Merdare

Tre të arrestuarit nga policia serbe në Merdare: Dervish Maliqi, Esat Muçolli dhe Fatmir Hajdari, sapo janë liruar nga paraburgimi.

Mësohet se ata tani ndodhen ende në Gjykatë por gjyqtari ka marr vendim për lirimin e tyre.

Vendimi është marr pas seancës gjyqësore e cila sapo ka përfunduar në Gjykatën e Kurshumlisë.

Ata po mbaheshin të ndaluar që nga 13 qershori.

Lexo edhe:  Sot i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren