Temperaturat maksimale deri në 20 gradë, vranësia dhe shi edhe sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri me 12 qershor, teksa nga data 19 pritet një stabilizim i theksuar i motit, transmeton Sinjali.

“E marte- Mot kryesisht i ngjajshmëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.

E mërkure- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

E enjte- Mot i ngjashëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.

Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.”

Lexo edhe:  Vidhet një Golf 2-sh në Fushë Kosovë, Policia në kërkim