Grenell: Kurti i tregoi gishtin e mesëm ShBA-ve dhe BE-së, eskaloi dhe më tej situatën

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka bërë një postim në Twitter duke e akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e sotme në veri. Grenell u shpreh se këtë mëngjes, Kurti kishte bërë me “gisht të mesit” ndaj kërkesave të ShBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri. Në Mitrovicë të Veriut u arrestua më herët një person me emrin Milun Milenkoviq Llune, që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale. “Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti iu ngriti gishtin e mesëm dhe e eskaloi më tej situatën.” Nga kjo, ai ka ngritur përfundimet se shtetet e botës nuk e respektojnë Joe Bidenin. “Tjetër vijë e kuqe e shkelur – shtetet nuk e respektojnë Joe Bidenin.”
Lexo edhe:  Konkurrenti serb mbytet pak minuta pas përfundimit të garës së notit në SHBA