Ky është 23-vjeçari shqiptar i cili u vra sot në Athinë, 4 vjet më parë i ekzekutuan vëllanë
23 vjeçari shqiptar Koço Myftari, lindur në Delvinë është vrarë me thikë në Athinë ditën e sotme pas orës 05:30.
I riu është transportuar në spital i plagosur, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë është futur menjëherë në sallën e operacionit, ku nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.
Ndërsa, mediat vendore të Greqisë raportojnë se nuk dihen ende detaje të tjera mbi ngjarjen, ku i paidenfitikuar mbetet edhe autori.
Sipas mediave vendore të Shqipërisë, bëhet e ditur se viktimës në vitin 2019 iu vra vëllai Ridjan Myftari, në Gjermani.