Polici nga Mitrovica denoncohet për kanosje, dyshohet se kërcënoi një person për shkak të pronës

Pjesëtarët e Policisë të cilët janë të thirrur për të ofruar rend dhe siguri dhe e kanë detyrim denoncimin  e rasteve të ndryshme, kurdo dhe kudo që ata janë prezentë, jo rrallëherë futen edhe vet në telashe.

Një rast i tillë është denoncuar të premten në Polici nga një qytetar në Mitrovicë, i cili ka raportuar se është kërcënuar nga një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për policin Sh.Sh.,(emër i njohur për redaksinë), i cili dyshohet se për një konflikt pronësor e ka kanosur një 57-vjeçar.

Rasti është denoncuar gjatë djtës se djeshme, kur viktima vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia dhe rrëfeu versionin e tij se si ka ndodhur rasti që përfundoi me kanosje.

Sinjali mëson se viktima ka deponuar edhe dëshmi, që lidhen me rastin, e të cilat do të shfrytëzohen si prova gjatë procesit të hetimit .

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni Inspektorati Policor i Kosovës, me ç’rast kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Ndaj zyrtarit policor të dyshuar kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Lexo edhe:  Çelet Posta e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, serbët protestojnë me fotografinë e Albin Kurtit