Ngjarja e dhimbshme për familjen Susuri në Prizren, ky është 46-vjeçari që u gjet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vlashnje në Prizren ku një burrë 46-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen Susuri, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Blerimit.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren.

Ai tha se dyshohet se 46-vjeçari ka kryer vetvrasje me pistoletë e cila është gjetë pranë trupit të pa jetë.

“Policia me urdhër të prokurorit ka bërë egzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishek”, tha Bytyqi.

Pas përfundimit të vendit të ngjarjes trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  18-vjeçarja denoncon për dhunë burrin me të cilin bashkëjeton, shkak xhelozia