Humb një 84-vjeçar në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Një person i moshës 84-vjeçare ka humbur në Prishtinë.

Ai quhet Sinan Duli dhe i njëjti ka humbur që nga dita e djeshme.

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Ai për herë të fundit është parë në lagjen e Bledit në Prishtinë.

“Shpërndajeni, urgjente. Nga dita e djeshme 1 qershor ka humbur baba jone i moshuari Sinan Duli nese dikush e sheh ju lutem thirrni në këtë numër 045990888 . Kërkojmë ndihmën tuaj!”, thuhet në njoftimin e familjarëve të shpërndarë në një grup në Facebook.

Lexo edhe:  Nëna me të bijën ushtruan dhunë ndaj burrit dhe djalit në Pejë