Aksident i rëndë në Tunel të Parë në mes të një furgoni me pasagjerë dhe një veture
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Tunel i Parë të Mitrovicës ndërmjet dy veturave.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Bajgorë, shkruan Jepi zë.
Sipas informacioneve ka persona të lënduar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vetura.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës e cila po heton shkaqet e aksidentit .
Një raportues i ka thënë “Jepi zë” se shoferi i veturës ka qenë i mitur
“Ambulanca i ka mar gra e femij ka pas ne kombi ndersa ne makinen tjter audi80 ka qen shofer13 vjeqar i njejti ashtu pa leje” ka treguar një raportues për Jepi zë.
Një dëshmitar ka dërguar në “Jepi zë” pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky aksident.