Krasniqi – Kurtit: Lehtë e ke prej Prishtinës, shko në veri nëse guxon – çlirimtari i serbëve
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të veçantë ku po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit, ku tash e pesë ditë qytetarët po protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, raporton Gazeta Sinjali.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka sfiduar Kurtin duke i thënë që në vend se të flasë nga Prishtina, të shkojnë bashkë në veri te kryetarët e zgjedhur.
“Me pancir me Polici me i bo dy foto me Ilirin e Izmirin. Bashkërendim the me ndërkombëtarë. A po rrejnë ata a? Nëse ti je tu e kallzu të vërtetën ata janë tu rrejtë i madh e i vogël. Është e drejtë me i çu në punë por nëse kostoja është rrezikimi i raporteve me aleatët nëse kosto janë ndëshkimet a bën me e ditë a mendon që ia vlen? Nëse mendon që këta duhet me shku pse s’po shkon ti. Hajde po shkojmë unë e ti bashkë a guxon? Lehtë e ke prej Prishtinës hajde shkojmë bashkë në veri hijmë na në zyre rrijmë bashkë me të”, ka thënë Krasniqi.
Kreu i PDK-së tha se krejt cka dëshiron Kurti, është t’i clirojë serbët.
“Krejt çka do kryeministri me i çliruar serbët. Ti ke mbete me ia kry punët Serbisë. Çlirimtari i serbëve! Me e demokratizu Serbinë, kryeministri i Kosovës! Këqyri more punët e tua”, shtoi ai.