Parashikimi i motit për ditën e premte

Sot pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite si zakonisht pritet të ketë zhvillime të vranësirave të shiut që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në viset kontinentale priten zhvillime të rrebesheve të lokalizuara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Në viset bregdetare më shumë diell dhe më pak rrebeshe shiu.

Mot pothuajse i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve dhe stuhive lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet më intensive normalisht priten në viset kontinentale të tërë rajonin tonë, ndërsa në viset mesdhetare më pak reshje dhe më shumë intervale kohore me diell, megjithatë nganjëherë ndonjë stuhi shiu mund të zhvillohet edhe në zonat mesdhetare./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  E mitura thotë se u rrah nga babai dhe vëllai sepse e kundërshtonin lidhjen e saj me një djalë