Rashica e feston titullin e kampionit me flamurin e Kosovës
Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.
Klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve.
Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu me rezultatin 1:4, për të siguruar edhe matematikisht titullin.
Milot Rashica, i cili luajti për 79 minuta dhe regjistroi një asistim, pas ndeshjes u pa duke festuar me flamurin e Kosovës.
Ndryshe, për Galatasarayn është ky titulli i 23-të në histori të klubit.