Mijëra punëtorë lanë punën brenda 6 muajve, Kosova në telashe për punëtorë të kualifikuar

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se deri në muajin qershor punën në sektorin privat e kanë lënë mbi 65 mijë punëtorë.

Gjatë një interviste për EO, ai ka treguar se vitin e kaluar punën e kishin lënë mbi 42 mijë persona, sipas tij, trendi i ikjeve është në rritje.

Azemi ka shtuar se ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar të cilët për shkak të kushteve po obligohen të dalin jashtë vendit.

“Në vitin 2021 mbi 42 mijë përderisa në qershor të këtij viti ka kaluar numri mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit”.

“Lëvizjet e punëtorëve po bëhen ne gjithë botën dhe më tutje. Tek ne po ndodh sepse me një pagë 170 euro dhe mos ofrimi i kushteve adekuate dhe shumë çështje tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”.

“Punëtorët i kanë humbur synimet se do të bëhet mirë dhe orientimi i tyre është jashtë vendit për kushte më të mira”, ka thënë Azemi.

Lexo edhe:  Këto qytete dhe fshatra do të kenë sot reduktime të rrymës