Ky është burri nga Vushtrria që rrahu bashkëshorten dhe kushëririn shkaku i xhelozisë

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast të dhunës në familje në qytetin e Vushtrrisë, ku burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I njëjti po ashtu dyshohet se ka sulmuar edhe kushëririn.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Sedat Durmishi, 30-vjeçar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Dega Vushtrri, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Durmishit.

Sinjali mëson se 30-vjeçari dje ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast Gjykata i ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe i ka caktuar Durmishit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kujtojmë se bashkëshortja e të dyshuarit, është dërguar në spital me lëndime të dukshme dhe më pas ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, teksa Durmishi dyshohet se ka sulmuar edhe kushëririn e tij, për të cilin thotë se i dërgon mesazhe bashkëshortes së tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshën 52 vjeçare Ilirjana Dibrani nga Koshtova, la pas tre fëmijë