Alarmi i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve, thirrja erdhi nga një numër me prefiks të Serbisë

Gjatë ditës së djeshme, një telefonatë që mori Policia, përmes së cilës paralajmërohej se është vendosur një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ka alarmuar menaxhmentin, punonjësit si dhe qytetarët që ndodheshin aty, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari ka kryer telefonatën nga një numër i cili ka prefiksin e shtetit të Serbisë, +381.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar qytetarët edhe personelin e cili ishte në objektin e stacionit, dhe se nuk kishte gjetur asgjë e dyshuar.

Njësitë policore kanë pranuar një telefonat nga një i dyshuar i pa njohur se në objektin e stacionit të autobusëve është i vendosur një mjet shpërthyes. Njësitë policore kanë evakuar qytetarët si dhe personelin i cili ishte në objektin e stacionit. Pas kontrollit të kryer nga njësitë relevante policore nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Dy zyrtarë të ATK-së kapen duke kontrabanduar mallra nga Serbia me veturë 3Z