RTS: Serbët djegin një veturë të policisë në Zveçan

Mediat serbe kanë vazhduar të raportojnë mbi situatën në veri, konkretisht në Zveçan, atje ku raportohet se ka pasur edhe të shtëna armësh.

Siç raporton RTS-i serb, ka pasur përplasje mes Policisë dhe atyre që kanë bllokuar hyrjen e komunës.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, një veturë e policisë është përfshirë nga flakët teksa janë hedhur edhe shok-bomba.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit për tjetërsim të parcelës në Veternik në vlerë të 10 mln euro, i shitën pronat me mashtrime